Cellino: Kam refuzuar 65 mln euro për Tonalin, ai donte vetëm Milanin

schedule23:08 - 2 Shtator, 2020

schedule 23:08 - 2 Shtator, 2020

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, është gjithmonë i hapur para mediave. Sot, numri një i klubit italian ka zbuluar shifrat e transferimit të Tonalit te Milani, si dhe ka zbuluar disa prapaskena të tjera…

“Ai ka bërë një lëvizje në momentin e duhur. Lojtari do të ketë një rritje shumë të mirë në një klub që ka një profesionalizëm të madh dhe një trajner shumë të mirë. E vlerësoj Milanin, sepse i ka dhënë një vlerë parave, ka bërë një zgjedhje të rëndësishme, është një investim i mirë.

Milani nuk e blen për ta shitur, e blen për të vënë bazat. Po bëjnë diçka që shumë e thonë dhe askush nuk e bën, duke investuar te të rinj të rëndësishëm. Është një politikë e guximshme, por afatgjatë”.

10 milionë për huazimin, 15 për blerjen përfundimtare dhe 10 si bonus? Janë shifra të sakta, në janar kam marrë një ofertë 65 milionë euro nga Barcelona, jo më larg se 10 ditë më parë kemi marrë një ofertë me 10 milionë euro më shumë, nga Manchester United, por lojtari ishte i vendosur të shkonte te Milani”, u shpreh Cellino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!