Për Federica Mogehrinin hapja e negociatave të anëtarësimit është një arritje kombëtare që nuk u përket partive, por qytetarëve shqiptarë.
“Ky nuk është rezultat i njërës parti apo tjetër. Ky nuk është rezultat për qeverinë, opozitën apo një institucioni. Është një rezultat që besoj që ttë gjithë ata që kanë punuar gjatë dekadës së fundit për ta transformuar vendin kaq thellësisht, mund të festojnë sot. Kjo është përpjekje e shoqërisë shqiptare”, theksoi Mogherini.
Gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin Rama, Mogherini tha se do t’i takojë Këshillit Europian të vendosë mbi këtë rekomandim të Komisionit, të bazuar në vlerësime reale dhe merita.
Ndërsa shefi i qeverisë, Rama u shpreh i garantuar për votën e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera, edhe pse sipas tij ka forca apo individë skeptike dhe kundër zgjerimit të BE./abcnews.al