Celibashi thirrje partive: Qetësi dhe vetëpërmbajtje, të presim të numërohen fletët

schedule20:29 - 25 Prill, 2021

schedule 20:29 - 25 Prill, 2021

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi dhe ka kërkuar vetëpërmbajtje nga ana e liderëve.

Sipas Komisionerit, askush nuk e di kush ka fituar. Celibashi thekson se duhet të presim të numërohen fletët e votimit.

Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje.

Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021.

Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave.

Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent,” ka deklaruar ai.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!