Pas Tiranës, demonstrohet në Kukës pajisja e identifikimit elektronik për zgjedhjet e 25 Prillit

schedule13:05 - 4 Mars, 2021

schedule 13:05 - 4 Mars, 2021

Pas Tiranës pajisja e identifikimit elektronik është demonstruar ditën e sotme edhe në qytetin e Kukësit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi shkruan se sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurt. Ai shton se ky proces ofron siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.

“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurtë. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm”, shkruan Celibashi.

Nënkomisionerja Shtetërore për Zgjedhjet Lealba Pelinku tha nga Kukësi se aparatura ka siguri maksimale dhe nuk lejon votim të dyfishtë.

“KQZ është sot në Kukës për të realizuar demonstrimin e radhës pas Tiranës. Qëllimi është i inofrmimit që duhet të marrin qytetarët. Paisja bën të mundur që zgjedhësi të votojë vetëm në një qendër votimi. Pajisja identifikon edhe zgjedhësit që paraqiten në qendrën e gabuar dhe orienton atë drejt qendrës së tij”, u shpreh ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!