“Jo fushatë me fondet publike”, KQZ: Kryebashkiakët të mos bëjnë aktivitete me personat politikë

schedule11:56 - 1 Mars, 2023

schedule 11:56 - 1 Mars, 2023

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ-ja po shqyrton disa raste, në të cilat pretendohet se disa kryebashkiakë kanë bërë përurime, nën shoqërinë e deputetëve apo ministrave.

Celibashi u shpreh se kryebashkiakët duhet t’i bëjnë vetë këto inagurime, në të kundërt, do të ketë gjobë.

“Për disa prej tyre ne jemi në proces verifikimi, sepse ka disa indicie që ka marrë KQZ në lidhje me atë që edhe ju pak a shumë thatë. Jemi në proces shqyrtimi të këtyre rasteve dhe e shfrytëzoj rastin për të thënë që qoftë kryetarët e bashkive, apo qoftë edhe funksionarë të tjerë publikë, janë të lirë të ushtrojnë kompetencën e tyre në përputhje me parashikimet e ligjit.

Por nuk ka asnjë arsye, përkundrazi është e dënueshme edhe formalisht nga pikëpamja ligjore, nëse ata, këto aktivitete i kryejnë në shoqërinë e drejtuesve politikë, deputetëve apo funksionarëve të tjerë politikë”, u përgjigj Celibashi për Abc News.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!