Celibashi kërkon rikthimin në krye të KQZ-së së re, Murrizi: Ke ndryshuar apo je ai i pari?

schedule19:26 - 30 Shtator, 2020

schedule 19:26 - 30 Shtator, 2020

Ish-kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është në listën e kandidatëve për drejtimin e trupës së re që do të menaxhojë zgjedhjet në Shqipëri. Sot përpara komisionit të posaçëm, ai shpalosi arsyet se përse kishte vendosur që të rikthehej në menaxhimin e procesit zgjedhor. Ndërkohë që Myslym Murrizi i kujtoi procesin zgjedhor të vitit 2001, që ai drejtoi në krye të KQZ-së dhe e pyeti nëse ka ndryshuar apo është i njëjti?

Diskutimi në komision

Ilirjan Celibashi: Është e dobishme edhe për interesin publik, zgjedhësit dhe partitë që kandidatura ime të gjendej e pranuar për këtë funksion.

Myslym Murrizi: Duke mos dashur të merrem me asgjë personale, do u pyes sa i pavarur ndiheni ju që kandidoni për kryetar, në variantin e vjetër, apo kryekomisioner në variantin e ri, kur keni qenë kryetar i KQZ në 2001, që kanë qenë zgjedhjet më të përfolura, edhe më keq se 1996 dhe kur një zonë elektorale prodhoi 10 mandate, a e keni kapërcyer atë prag, derisa më vonë keni qenë deputet dhe ministër i shumicës. A ndiheni i çliruar shpirtërisht dhe diktatet e forcës politike që i keni shërbyer, a jeni sikur keni qenë apo është Ilirjan Celibashi tjetër?

Ilirjan Celibashi: Gjithë veprimtaria ime ka qenë në shërbim dhe interes të ligjit në funksione publike. Nuk kam qenë në shërbim të individit, apo strukture politike, apo shtetërore, tej atyre përcaktimeve që ka përcaktuar ligji. 

Në këtë veprimtari asgjë nuk ka qenë e tillë që ka qenë e lavdërueshme për këdo, por u them me siguri, që cfarë kam vendosur dhe cfarë kam bërë gjatë këtyre angazhime ligjet me atë se si unë e kam menduar dhe aspak në interesat e dikujt tjetër, mund të ketë shkuar për llogari të dikujt, por shtysa nuk ka qenë interesi i të tjerëve.

Damian Gjiknuri: Faleminderit dhe natën e mirë.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!