HIMARË- Bashkia e Himarës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. I pranishëm në këtë ceremoni është edhe kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Sipas Ramës, Himara, por e gjithë Shqipëria garanton një mikpritje të sinqertë dhe po ashtu ofron një bukuri natyrore të jashtëzakonshme.
“Çelja spektakolare e sezonit turistik veror, i cili në fakt ka javë që ka filluar me turistët që shijojnë brigjet e Jonit, si një ftesë për ta filluar verën aty ku mikpritja është e sinqertë dhe bukuria natyrore të ofron gjithçka”, shkruan Rama.

