Çelet panairi i Artizanatit në Shkodër, Meta vlerëson Zef Gjinin

schedule11:08 - 12 Gusht, 2020

schedule 11:08 - 12 Gusht, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në panairin e Artizanatit të zhvilluar në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se është me rëndësi transmetimi tek të rinjtë për të mbajtur gjatë traditën, ndërsa u shpreh se Shkodra është vend i respektimit të traditave.

Presidenti ka vlerësuar inxhinierin Zef Gjini me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Gjini njihet për një eksperiencë 45-vjeçare në fushën e drurit.

/abcnews.al/