Çela pas takimit me ambasadoren Kim: Fokusi tek viktimat e dhunës, drejtësia në mbrojtje të tyre

schedule12:14 - 7 Qershor, 2021

schedule 12:14 - 7 Qershor, 2021

Kryeprokurori Olsian Çela  ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar me ambasadoren e Shteteve  të Bashkuara të Amerikës në lidhje me reformën në drejtësi.

Në fjalën e tij Çela është shprehur se koordinatorët e kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Sipas tij SHBA është mbështetja më e madhe në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Takimi u fokusua pikërisht në mbështetjen që duhet tu japim. Duke pasur parasysh dhe situatën me krimin, duhet siguruar mbrojtje ndaj femrave, të miturve dhe më të dobëtit. Do të rrisim ndërgjegjësimin në mbështetjen që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë ndaj viktimave. Do të kenë dhe mbështetjen e OPDAT“, ka thënë Çela. e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!