Çela: Na mungoi ai që jep shkëndijën, jam i kënaqur me skuadrën

schedule21:03 - 27 Gusht, 2022

schedule 21:03 - 27 Gusht, 2022

Kastrioti mori pikën e parë, falë barazimit 0-0 kundër Erzenit. Trajneri Emiljano Ccela pas ndeshjes deklaroi për Oversport:  “Jam i kënaqur nga skuadra sepse pashë një ekip të ekuilibruar, që kishte lojën në kontroll.

Jam ikënaqur sepse gradualisht po gjejmë ekuilibër, si në mbrojtje ashtu edhe në lojë. Sot na mungoi lojtari që jep shkëndijën, të krijonte raste një kundër një. Ishim në sulm, por nuk rrezikuam”.

“Afrimet? Jam i kënaqur. Sot kishim dy mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti. Patëm mundësi të kryenim disa zëvendësime të rëndësishme. Gradualisht këta lojtarë do të futen në grup dhe do të gjejmë formacionin më të mirë”.

“Sulmi? Kemi Gabriel që na ka pëlqyer, por ka vetëm katër ditë në Shqipëri. Ka nevojë të ambientohet kur të jetë në maksimum do ta shohim javë pas jave. Jam i kënaqur nga lojtarët mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!