Çela: Kastriotin e njoh mirë, ja çfarë duhet të bëjmë tani

schedule12:59 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 12:59 - 26 Dhjetor, 2021

Emiljano Çela mori vendin e Ramazan Ndreut te Kastrioti dhe ditën e sotme ka folur për mediat: “E mendoj si fakt pozitiv faktin që kam qenë në fushë deri në dje dhe sot dola si trajner.

Mendoj se e njoh më nga afër mentalitetin e futbollistëve. Fakti që mu dha mundësia për të shprehur aftësitë e mia si trajner te Kastrioti është diçka pozitive. Shumicën e lojtarëve i njoh nga afër, shumicën e problemeve i di nga afër.

“Merkato? E rëndësishme është të punoj me grupin që kam. Sinqerisht nuk është një grup i keq, unë kam besim te ky ekip, kam besim te këta çuna që mund të japin maksimumin e tyre. I kemi thënë presidentit direktivat tona për merkaton. Ka mangësi në sulm, në krahët e mesfushës, të shohim çfarë do të na sjellë merkato”.

“Është një sfidë e madhe për të gjithë kjo. E rëndësishme është që ne të mos e shohim tabelën e klasifikimit për momentin. E rëndësishme është që të tregojmë problemet që kemi shfaqur gjatë pjesës së parë të kampionatit, të rikthejmë besimin dhe mentalitetin te lojtarët.

Është një përgjegjësi shumë e madhe të bëhesh trajner në elitën e futbollit shqiptar. Shpresoj dhe besoj që do bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh Çela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!