Çela: Barazimi me Tiranën i drejtë, Kastrioti nuk ecën me kalendarin në dorë

schedule18:39 - 10 Shtator, 2022

schedule 18:39 - 10 Shtator, 2022

Kastrioti barazoi 0-0 me Tiranën dhe pas ndeshjes trajneri Emiljano Ccela në Oversport tha: ““Të them të drejtën, për mënyrën se si shkoi loja, rezultati i përgjigjet më së miri. Se pavarësisht pretendimeve për një rast të Tiranës në pjesën e dytë mendoj se rastet më të rëndësishme gjatë ndeshjes i patëm ne në pjesën e parë”.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, se mesfusha është burimi i energjisë për Xhixhën dhe Hasanin. U munduam të krijonim aty rezistencën tonë. Pjesa e dytë ishte interpretuar e shkëlqyer, pavarësisht rastit të fundit, edhe pse është e patolerueshme që të marrësh një rast në atë minutë.

Patëm edhe ne një rast të pastër. Barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe jam i kënaqur nga performanca e ekipit tim sepse në fund të fundit morëm pikë ndaj ekipit që u shpall kampion pak muaj më parë”.

“Vllaznia e Egnatia janë ekipe agresive, që kanë një mënyrë loje në fushat e tyre përkatëse. Për mendimit tim të gjitha fushat janë shumë të forta, të investuara, të gjithë punojnë, djersitin dhe në fund duan hakun e tyre. Gjithsesi ne nuk ecim me kalendarin në dorë, do të bëjmë maksimumin ndaj çdo kundërshtari. Kur bëjmë maksimumin bëhemi ekip i rrezikshëm”.

“Janë ekipe të tjera si Bylis, Erzeni, ndoshta edhe Teuta, që ne na vënë në pozita të tjera, në pozita sulmuese se na presin mbrapa. Pra 30% e ekipeve të Superiores do na luajnë ndryshe, ndaj duhet të përgatitim disa mënyra loje, nuk mund të luajmë me të gjithë kundërshtarët të tërhequr”, tha Çela. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!