Sulmuesi i Olimpija Ljubjanës, Endri Çekiçi, është i ftuar në ABC News, në emisionin Pressing. Futbollisti shqiptar foli për karrierën e tij, formimin jashtë Shqipërisë dhe kampionatin Superiore.
KARRIERA – “Unë shkova jashtë kur isha 16 vjeç dhe nuk luajta në Superiore shumë gjatë. Besoj se ka disa, nuk di si ta them, skepticistë këtu në Shqipëri. Njerëzit kanë dyshime më pas për të marrë lojtarë të tjerë. Normalisht që është shumë e vështirë përshtatja. Për mua besoj se ka qenë më e lehtë, sepse shkova me moshat dhe u rrita gradualisht. Ka qenë më e lehtë për mua që të adaptohem, edhe në momentin kur kam kaluar në ekipin e parë”.
SUPERIORE – “Në të vërtetë, ritmi ndryshon shumë në Superiore. Në kampionatin slloven, ritmi është më i ulët se kampionati kroat. Kur Skënderbeu ishte në nivele të larta, edhe niveli i Superiores u rrit. Kur rritet një skuadër, rritet kompeticioni dhe niveli i kampionatit”./abcnews.al