Endri Çekiçi, mesfushori që shënoi golin e fitores kundër Andorrës, pas ndeshjes foli në RTSH: “Jam shumë i lumtur për golin dhe tre pikët. Në mendjen time e kisha menduar stadiumin plot në ndeshjen që do shënoja.
Na duheshin tre pikët, për t’u kthyer të fitorja dhe për të marrë tre pikët. E kemi mbyllur me 18 pikë, një rekord siç e tha edhe Roshi.
Andorra u ka hapur punë edhe ekipeve të tjera. Ata kanë synim të jenë agresiv, jo të shkojnë përpara. Mund të kishim shënuar edhe gol tjetër, por rëndësi ka fitorja.
E kisha ndarë mendjen që do e gjuaja në mes. Kur më tha se do gjuaja unë në fillim, i tregova për këtë”. / abcnews.al