Çekiçi në “lëvizje”, për “fantazistin” oferta nga Turqia e Anglia

schedule16:14 - 20 Korrik, 2023

schedule 16:14 - 20 Korrik, 2023

Tashmë është një futbollisti i lirë dhe mund të vazhdojë “aventurën” e tij, ku të dojë. Bëhet fjalë për “arkitektin” e mesfushës së Kombëtares sonë, Endri Çekiçin, kontrata e të cilit ka skaduar me klubin e Koniaspor e tanimë është në “pritje”,

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për Çekçin ka disa oferta, nga Turqia, por dhe nga Kategoria e Dytë e futbollit anglez. Në Turqi 26-vjeçari kërkohet nga skuadra e Rizespor, skuadër kjo e sapongjitur në Superligën turke dhe e shikon “yllin” e mesfushës, si një opsion të mirë për të sjellë freski në organizimin e lojës.

Ndërkaq, në krahun tjetër, nga Championship-i anglez, Çekiçi kërkohet nga skuadra e Cardiff, skuadër kjo me histori në futbollin anglez, ku si partner në mesin e fushës do të ketë uellsianin e Arsenal e Juventus, Aaron Ramsey. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!