Me dhjetëra mijëra qytetarë çekë kanë protestuar të shtunën nëpër rrugët e Pragës. Kjo është protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019. Protestuesit kundërshtuan shkurtimet në shpenzimet për mbrojtjen, të propozuara nga kryeministri Andrej Babish.
Organizatorët thanë se në protestë morën pjesë rreth 250 mijë persona. Partia populiste ANO e Babishit u rikthye në pushtet në dhjetor, pas katër vjetësh në opozitë.
Ajo e drejton qeverinë së bashku me parti të djathta dhe të ekstremit të djathtë. E protesta u organizua nga grupi Milion Chvilek.
Ata paralajmëruan se vendi mund të ndjekë rrugën e Sllovakisë dhe Hungarisë, të cilat kanë pasur përplasje me BE-në për çështje që lidhen me sundimin e ligjit.


