Ceka: Diplomatët marrin në Shqipëri rroga të mira dhe na paraqesin si fuçi baruti

schedule23:22 - 3 Qershor, 2020

schedule 23:22 - 3 Qershor, 2020

Zhvillimet e fundit për Reformën Zgjedhore ishin temë e debatit në  “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi mbrëmjen e sotme. Për të diskutuar për këtë ishin përballë njëri-tjetrit Neritan Ceka dhe Astrit Patozi.

Ceka është ndalur tek prezenca e faktorit ndërkombëtar. Sipas tij diplomatët në Shqipëri marrin rroga të mira dhe e paraqesin vendin si fuçi baruti.

“Nëse ne nuk shtojmë pjesëmarrjen, interesin, ofertën, por edhe produktin që sjell kjo zgjedhje. Nëse nuk ndryshohet jo vetëm sistemi zgjedhor, do të përkthehet në një produkt krejt tjetër. Duhet të kemi një ndarje të pushteteve.

Kjo që u bë ishte një punë për kodin zgjedhor dhe unë nuk e di se me çfarë angazhohet komuniteti ndërkombëtar. Ata kanë një problem me Shqipërinë, duke pasur një konflikt të madh interesi. Marrin roga të mira. Kanë marrëdhënie një pjesë e tyre direkt me qeverinë. Aq sa kryeministri tha dikush prej tyre ka ndërhyrë për të ardhur ambasador këtu dhe nuk e di për kë e kishte. Vinë në një vend parajsë, me rroga e paraqesin Shqipërinë si rrezik, si fuçi baruti”, tha Ceka.

Ndërsa për Patozin, ndërkombëtarët përfaqësojnë vendet e tyre dhe në opinione edhe mund të gabojnë.

“Ata përfaqësojnë shtetet e tyre, në opinionet e tyre edhe mund të gabojnë. Por nuk jam dakord edhe me këtë sovranizmin që marrin. Po të vësh re më zullumqarët herë pas here tundin flamurin e sovranizmit”, tha ai. /abcnews.al