UEFA po diskuton ndryshime në rregullore dhe një nga temat më delikate është pozicioni jashtë loje. Presidenti i UEFA-s pranon në një prononcim për Sky Sport se do të ketë ndryshime dhe një cm offside mund të tolerohet.
Slloveni flet edhe për rastet se kur duhet të ndërhyjë teknologjia VAR dhe zbulon se po diskutohet edhe për rastet e prekjes së topit me dorë dhe pasojat që do të ketë një “gafë” e tillë.
“Një cm offside nuk është pozicion i parregullt, nuk është ky qëllimi i rregullores. Do të duhet një gabim i qartë që të ndërhyjë VAR-i. Rrezikohet të prishet sezoni i një skuadre për një cm. Mendoj se një tjetër problem është ai i prekjes së topit me dorë, por nuk e di ende se çfarë do të bëjmë. Po diskutojmë shumë me drejtuesit e arbitrave në lidhje me këtë temë“, deklaron Aleksander Ceferin. /abcnews.al