Dani Caballos është lodhur nga huazimet. Mesfushori ofensiv po zhvillon sezonin e dytë si i huazuar tek Arsenali, teksa kartonin e tij e zotëron Real Madrid.
Në një rrëfim për Onda Cero, Ceballos flet rreth së ardhmes së tij, duke i dhënë një sinjal të qartë kampionëve të Spanjës.
“Kam edhe dy vite kontratë me Real Madrid, një tjetër huazim do të ishte i vështirë për të dy palët. Dua të sistemohem, për pak mbush 25 vjeç dhe dua të ndihem i rëndësishëm e të kem vazhdimësi.
Do t’i analizojmë të gjithë opsionet në javët e ardhshme. Dëshira ime? Më pëlqen La Liga, i përshtatet shumë stilit tim të lojës. Sigurisht që kam mësuar shumë në këto dy vite në Angli.
Reali? Të gjitha janë supozime: do të qëndroj, do të kthehem, me ose pa Zidane… Synoj të luaj në Euro 2020 dhe në Olimpiadë, më pas do të marr një vendim për të ardhmen.
Kam nevojë për stabilitet, mendoj se kjo është një gjë e mirë edhe për vetë Real Madrid“, deklaroi 24-vjeçari iberik i “Topçinjve”. /abcnews.al