Ç’duhet të dini para se të aplikoni të bardhën e vezës si maskë në fytyrë?

schedule12:13 - 6 Nëntor, 2020

schedule 12:13 - 6 Nëntor, 2020

Veza është një produkt që ofron shumë përfitime përsa i përket bukurisë. Megjithatë, duhet të tregohet kujdes kur përdoret e bardha e vezës në lëkurë. Shumë pretendojnë se kur e bardha e vezës thahet në lëkurë duke krijuar efektin e shtrëngimit, ndikon tek tkurrja e poreve.

E bardha është e pasur me proteina dhe lizozimë, një enzimë me veti antikrobike, gjë që e bën atë shumë efektive për të luftuar puçrrat. Gjithashtu, heq sebumin dhe vajin nga poret e lëkurës, duke vepruar si një stabilizues i përkohshëm.

Sidoqoftë, para se të filloni ta bëni pjesë të rutinës tuaj, duhet të dini se si ta përdorni. Aplikimi i vezës në fytyrë mund të çojë në një rast të pakëndshëm të helmimit nga ishqimi, falë salmonellës. Kjo e fundit mund të hyjë në trup kur konsumoni një vezë të pazier.

Një ndikim më të madh mund të ketë tek ata që janë alergjikë ndaj vezëve, të cilët mund të përjetojnë skuqje kur aplikojnë vezën në fytyrë. Nëse jeni akoma i vendosur të provoni një maskë fytyre me të bardhë veze, bëni të paktën një provë për të mos patur efekte anësore. /abcnews.al