Ç’duhet të bëni për të kufizuar kohën që fëmijët kalojnë në celularë

schedule16:37 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:37 - 3 Shtator, 2020

Sipas një raporti, adoleshentët përdorin pajisjet celularë mesatarisht 7 orë në ditë. Kjo situatë është shqetësuese për prindërit, të cilët mundohen të gjejnë mënyra t’ju shpjegojnë atyre që duhet të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj tyre.

Psikologu Nir Eyal shpjegon se si të duhet të komunikoni me fëmijët tuaj dhe t’i bindni atë mbi domososhmërinë dhe kohën kur duhen përdorur pajisjet celularë, shkruan abcnews.al.

Lejoni fëmijët tuaj të kontrollojnë vetë kohën dhe hapësirën e tyre.

Një psikolog ndan një hile për të kufizuar kohën e ekranit të fëmijës suaj pa lot dhe hidhërim

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit është që të mos lejojnë fëmijët e tyre të kontrollojnë kohën. Vetëm në këtë mënyrë, ata mund të mësojnë të shmangin shpërqendrimet dhe të jenë përgjegjës për jetën e tyre

Shpjegojuni se çfarë humbin kur u kushtojnë shumë kohë pajisjeve.

Një psikolog ndan një hile për të kufizuar kohën e ekranit të fëmijës suaj pa lot dhe hidhërim

Thjesht shpjegojuni atyre që nëse kanë 3 orë kohë të lirë dhe kalojnë duke luajtur lojëra në iPad-in e tyre, ata nuk do të kenë kohë për të pikturuar, për të dalë me miqtë ose për të shijuar një histori para gjumit. Besoni apo jo, ata mund t’i japin përparësi.

Pyeti ata se sa kohë mendojnë se është e mjaftueshme për të kaluar në këto pajisje.

A Psychologist Shares a Trick to Limit Your Child’s Screen Time Without Tears and Tantrums

Mund të mendoni se ata do të duan t’i përdorin pajisjet gjatë gjithë ditës. Por, kjo ka të ngjarë të mos ndodhë pasi t’ju shpjegoni domosdoshmërinë e kufizimeve. Shmangni vendosjen e kufijve ndaj tyre.

Pyetini se si do ta menaxhonin kufirin e tyre kohor.

Një psikolog ndan një hile për të kufizuar kohën e ekranit të fëmijës suaj pa lot dhe hidhërim

Duhet të jenë fëmijët ata që duhet t’i vendosin kufijtë e tyre, pasi do të jenë ata që do t’i zbatojnë. Mos harroni se ju jeni thjesht një këshillues, jo një person i keq që kërkon t’i heqë fëmijës diçka të çmuar.

Nuk duhet të debatoni me fëmijën tuaj.

A Psychologist Shares a Trick to Limit Your Child’s Screen Time Without Tears and Tantrums

Kini parasysh se fëmija juaj mund të protestojë kundër rregullave të reja. Jini gati për këtë, mos u zemëroni dhe mos i ndëshkoni. Mundohuni t’i qetësoni dhe premtojuni se do ta diskutoni këtë çështje më vonë. xh.d/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!