Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Bardh a Zi” se çdo vit në Shqipëri shkojnë mbrapa hekurave 100 mijë persona. Ai e ka konsideruar këtë një shifër alarmante, e cila është rakorduar midis Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
“Ne kemi një shifër alarmante në Shqipëri. Çdo vit ne çojmë mbrapa hekurave 100 mijë shqiptarë në vit. Është shifër e rakorduar midis Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Nga momenti që policia të arreston dhe prokurori merr drejtimin dhe të çon për masë sigurie, rri në paraburgim ose del, të gjitha këto si numër i përgjithshëm dhe ata që lirohen se nuk i mbajnë dot 100 mijë veta burgjet. Në burgje ne kemi 5740 aktualisht që ne flasim. Shifra e parë është për ata që prekin paraburgimin, qoftë dhomat e izolimit në polici dhe një kohë të shkurtër në paraburgimin e ministrisë së Drejtësisë e prekin 100 mijë shqiptarë në vit. Këta dalin dhe hyjnë. Kjo shifër është alarmante”, u shpreh Karamuço./abcnews.al