Ministri i Drejtësisë , Ulsi Manja në replikë me deputetin e PD-së Sali Berisha është shprehur se ato janë të dështuar me nismën e tyre për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.
Manja ka akuzuar opozitën se po bëjnë show dhe se janë të dështuar dhe fushatën e tyre po e bëjnë që të vijnë në pushtet në vitin 2050.
“Koha kur qytete tona pastroheshin me punë vullnetare kanë ikur që të jetë vendi më i pastër duhet që të paguash. Komisioni hetimor Parlamentar punën e ka mbaruar dhe shumë shpejt do të jetë dhe raporti në Kuvend atëherë do të kemi debatin real me shifra reale dhe pse nga komisioni u pa qartë se ato shifra janë në kokën e kryetares. Nëse ju po pretendoni të vini në pushtet për 2050 ju komplimentoj se po hetoni korrupsionin që nga 2022”, ka thënë Manja.
Ndërkohë ish kreu i PD-së në fjalën e tij ka akuzuar Manjan se nuk është askush që të flasë për pastrim parash, pasi ai është personi që do të mbahet mend që ka firmosur projektin e Skavicës, që është dhe fundi për qytetin e Peshkopisë.
Berisha e ka ftuar në një debat publik në Dibër Manjan ku do ta ballafaqojë para bashkëqytetarëve të tij në lidhje me shkeljet dhe atë që po i bën Dibrës atë që nuk ka arritur tja bëjë asnjë pushtues.
“Unë mendoj se Ministri manja nuk ka të drejtë morale që të flasë për pastrime dhe stërpastrim, në një kohë kur ai ka dhënë firmën dhe votën për mbytjen e Peshkiopisë. Manja do të mbahet mend në histori që tentoi ti bëjë gjëmën më të madhe ti bëjë Dibrën atë që nuk ja bëri dot asnjë pushtues. Të kërkoj që të vish në debat publik bashkë me mua dhe të shpjegojmë qëndrimet rreth Skavicës, merr kë të duash me vete. Se më citoni mua ju, po kam thënë se Skavicaq varianti vogël do të duhet që të ndërtohet por ju e çoni përmbytjen përtej deri në Dibrën e madhe. Çdo gjë mund të quhesh por dibran nuk mund të quhesh”, është shprehur ai.
Ndërkohë debati mes tyre ka vijuar ku Manja e ka akuzuar Berishën se ka qenë ai që ka pasur një projekt të dështuar për Skavicën, por tashmë e xhelozon dhe nuk e pranon që pjesë e projektit është dhe qeveria amerikane.
Pjesë nga debati:
Ulsi Manja: Jam dibran dhe e ka për nder që është i tillë, sa për Skavicën ka qenë ësndërra jote në syrtar dhe mjafto të dëgjosh fjalimin tënd në 2005 dhe do e bëj publike atë video por ndoshta xhelozon se Skavica nuk është më vetëm projekt i qeverisë Shqiptare por me qeverinë amerikane nga pas, por ti e ke problem kur bashkohet Amerika nga pas. Në debat publik në Dibër me ty nuk vij se jam përditë atje duke u shpjeguar potencialet turistike të zonës.
Sali Berisha: Në ta mban shkojmë nesër në fushë Alia që ti ke tentuar ta fusësh në ujë dhe shpjegoja.
Ulsi Manja: Do të jem të shtunën në orën tre
Sali Berisha: Nesër hajde. Cfarë dibrani je ti që merr një vendim të tillë. Sa i përket rrugës së Arbrit unë e Them me krenari që është projekti i Sali Berishës, ju në 11 vite nuk mbaruat 27 km, se 32 ishin të mbaruara nga qeveria e demokratëve./abcnews.al