Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka replikuar ashpër me deputetin e PD, Ervin Salianji, pas akuzave të këtij të fundit se në Shqipëri po largohen çdo ditë 7 punonjës policie.
Në fjalën e tij Balla me ironi tha se nëse i bën llogaritë si Salianji i bie që të ketë ikur ¼ e punonjësve të policisë, ndërsa i kërkoi deputetit demokrat që të kërkojë falje për këtë gënjeshtër të paturpshme.
Gjithashtu balla theksoi se opozita është e papërgatitur pasi nuk synon të kalojë në vetting 12 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, por vetëm drejtuesit e lartë.
“7 herë 365 bëjnë 2555, që i bie një në katër policë të iki. Kërko falje. Të keni turp që vini këtu dhe keni broçkulla. Kemi ardhur këtu të ndryshuar ligjin e vitit 2018-të. Kemi ardhur këtu që të çojmë pjesën udhëheqjes së Policisë së Shtetit në vetting”, tha Balla.
/Abcnews.al/