Çdo ditë 20 urgjenca, thuajse të gjithë pacientët në infektiv me oksigjen

schedule15:42 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 15:42 - 9 Dhjetor, 2021

Thuajse të gjithë të infektuarit me Covid të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë janë nën oksigjeno-terapi.

Shumë prej të sëmurëve ngre shqetësimin mjeku  Afrim Yzeiraj  kërkojnë ndihmë pasi kanë tentuar të trajtojnë në kushte shtëpie dhe format e rënda të sëmundjes.

Urgjencat në Covid 1 javën e fundit janë shtuar, po ashtu dhe të rinjtë në gjendje të rëndë shëndetësore. Çdo ditë në spital paraqiten 20 pacientë.

Ndërkohë infeksionisti Yzeiraj tregon si reagon ndaj infeksionist një person i vaksinuar nga një i pavaksinuar.

Të shtruarit në dy spitalet Covid në Tiranë javën e fundit nuk kanë zbritur nën 140 pacientë. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!