CDC rekomandon Pfizer për grupmoshat mbi 16 vjeç

schedule11:17 - 31 Gusht, 2021

schedule 11:17 - 31 Gusht, 2021

Komiteti Këshillimor për Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA (CDC) ka rekomanduar vaksinën Pfizer / BioNTech  për grupmoshat mbi  16 vjeç.

Ky është një hap i rëndësishëm që mund të ndihmojë në përshpejtimin e vaksinimit të detyrueshëm në Shtetet e Bashkuara. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) javën e kaluar dha miratimin e plotë për të njëjtën vaksinë, e cila ishte miratuar më parë për përdorim urgjent.

Zyrtarët shëndetësorë shpresojnë se miratimi dhe rekomandimi zyrtar i CDC do të nxisë  më shumë amerikanë të vaksinohen. Me miratimin e plotë të FDA-së, disa kompani dhe shtete kanë filluar ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19.

Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët në disa zona të Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar në një rritje të shtrimeve në spital për shkak të variantit Delta. Disa nga anëtarët e komitetit thanë se rritja e vaksinimeve përpara vjeshtës do të ishte vendimtare për rikthimin e sigurt të fëmijëve në shkollë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!