Vaksinat aktuale Pfizer dhe Moderna Covid-19 kanë treguar se janë të sigurta dhe efektet anësore janë të rralla, sipas Komitetit Këshillimor të Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të Administratës Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së.
CDC vlerësoi raportet e efekteve anësore deri më 16 shkurt, ku të paktën ishin administruar 55 milion doza në SHBA.
Raportet u shqyrtuan në një sistem i mbikëqyrjes të menaxhuar nga CDC dhe FDA, i quajtur V-safe. Sistemi mund të zbulojë shpejt sinjalet e sigurisë nëse ka ndonjë problem me ndonjë prej vaksinave.
“Në bazë të provave kemi konstatuar se vaksinat janë të sigurta. Anafilaksia ndodh, megjithëse rrallë, dhe nuk ka asnjë të dhënë se shkakton efekte anësore të rënda,” shtoi ai
Sipas udhëzimeve të CDC njerëzit që vaksinohen duhet të vëzhgohen 15 deri në 30 minuta pas marrjes së tyre, nëse kanë ndonjë problem.
CDC do të vazhdojë të monitorojë personat që vaksinohen./abcnews.al