CDC miraton vaksinën për fëmijët 5-11 vjeç

schedule07:38 - 3 Nëntor, 2021

schedule 07:38 - 3 Nëntor, 2021

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë  kanë vendosur aplikimin e vaksinës Pfizer për imunizimin e fëmijëve nga 5-11 vjeç.

Mediat e huaja bëjnë me dije se  drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, dha miratimin mbrëmjen e së martës.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një komision këshillues i CDC vendosi njëzëri se vaksinat Pfizer duhet t’u jepeshin fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Vaksina për fëmijët përmban një të tretën e dozës që u jepet të rriturve dhe adoleshentëve.

Një komision këshillues me peshë votoi të martën që të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri 11 vjeç duhet të marrin vaksinën Pfizer kundër COVID-19, duke i çuar Shtetet e Bashkuara në prag të një zgjerimi të madh vaksinimi. Vendimi përfundimtar pritet brenda disa orësh. Vaksina Pfizer për fëmijët përmban një dozë më të vogël.

Agjencia amerikane për ilaçet, FDA, ka miratuar tashmë dozën për fëmijët, një e treta e sasisë që u jepet adoleshentëve dhe të rriturve, si një masë e sigurtë dhe efektive për grupmoshën e re.

Ndërkohë qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, rekomandojnë zyrtarisht se kush duhet të vaksinohet. Paneli këshillues vëndosi që vaksina të ofrohet për të 28 milionë fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!