CDC: Efektet anësore më të zakonshme që njerëzit kanë pas vaksinimit anti-Covid

schedule10:10 - 20 Shkurt, 2021

schedule 10:10 - 20 Shkurt, 2021

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan të dhëna të reja në lidhje me efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit me Pfizer ose Moderna.

Të dhënat bazohen në një program kombëtar të  mbikëqyrjes së sigurisë së vaksinave. Analiza përdori të dhënat nga muaji i parë i vaksinimeve, midis 14 dhjetorit dhe 13 janarit, kur ishin administruar më shumë se 13.7 milion doza.

CDC tha se kishte studiuar 6,994 raporte të efekteve anësore pas vaksinimit, përfshirë 6,354 që ishin klasifikuar si “jo serioze” dhe 640 si “serioze”. Mosha mesatare e personave të vaksinuar ishte 42, sipas të dhënave të VAERS, dhe shumica e efekteve anësore ishin konstatuar te gratë.

Efektet anësore më të zakonshme pas marrjes së vaksinave ishin dhimbje koke, lodhje dhe marrje mendsh, të pasuara nga ethe dhe të përziera. CDC tha që njerëzit raportuan gjithashtu dhimbje të muskujve dhe  dhimbje në vendin e injektimit.

Për vaksinën Pfizer, reagimet ishin më të shpeshta pas dozës së dytë sesa të parës. CDC tha se simptoma si ethet ishin më të shpeshta dhe 4 herë më të larta pas dozës së dytë sesa dozës së parë.

46 persona kishin raportuar efekte të anafilaksisë, një reaksion alergjik i rëndë dhe potencialisht i rrezikshëm për jetën, pasi u vaksinuan me Pfizer dhe 16 raste pas vaksinimit me Moderna, sipas CDC.

Ndërsa si pasojë e vaksinimit janë raportuar 113 viktima. Ekspertët mjekësorë thonë se efektet anësore janë të zakonshme dhe janë një tregues që vaksina po funksionon.

Shumë mjekë kanë këshilluar publikun që të përgatitet për disa nga efektet anësore më të forta se zakonisht pas vaksinimit me Covid-19, veçanërisht pas dozës së dytë. Të dy kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë pranuar se vaksinat e tyre mund të shkaktojnë efekte anësore që janë të ngjashme me simptomat e lehta të Covid-19, të tilla si dhimbje muskujsh, të dridhura dhe dhimbje koke.

Ndërsa efektet anësore mund të jenë pak shqetësuese për personat, mjekët kanë deklaruar se vaksinat janë të sigurta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!