Kendall Jenner po përballet me kritika të ashpra pas festës që organizoi për 25 vjetorin e lindjes. Supermodelja u shfaq e veshur si Pamela Anderon në filmin “Barb Wire”, ndërsa mblodhi familjarët dhe miqtë më të afërt të saj për të festuar në West Hollywood.
Por shumë njerëz janë shprehur të kënaqur me festën që u mbajt në mes të kësaj pandemie me rastet e Covid-19 ndërsa rastet janë shtuar ndjeshëm. Festa natyrisht ishte në kundërshtim me udhëzimet për parandalimin e virusit, të cilat rekomandojnë mbajtjen e një distance të caktuar.
Megjithatë Kris Jenner u shpreh për Radio Andy se “Të gjithë u testuan para se të hynin brenda. Dhe të ftuarve iu desh që të prisnin gjysmë ore derisa të dilnin rezultatet. Të gjithë u testuan më parë, disa ditë para Halloween.”
Javën e kaluar dhe motra e madhe e Jenner, Kim Kardashian ëest, ishte subjekt i kritikave pasi zbuloi udhëtoi drejt një ishulli në Karabie për të festuar 40-vjetorin e lindjes. /abcnews.al