Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edison Cavani, do të largohet nga kryeqyteti francez në fund të sezonit. Sulmuesi uruguaian do të shkojë në MLS në Amerikë, pasi skadon kontrata e tij në qershor Bomberi 32-vjeçar është gati për një sfidë të re jashtë Europës.
Cavani kaloi katër vite në Palermo, para se të kalojë tre sezone me Napolin, ku fitoi një Coppa Italia dhe u shpall golashënues, pasi shënoi 29 gola në sezonin 2012/13.
Pas suksesit të tij në Napoli, PSG pagoi rreth 64 milionë euro për Cavanin. Numri 9 i parisienëve ka pasur shumë sukses në Paris, duke shënuar 195 gola në 283 ndeshje, si dhe duke dhuruar 40 asiste./abcnews.al