Cavani shtyn Dzekon tek Interi, duel i fortë për David Alaba

schedule13:38 - 1 Korrik, 2020

schedule 13:38 - 1 Korrik, 2020

Po flitet shumë për të ardhmen e Edison Cavanit, i cili nga dita e sotme është një lojtar i lirë. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, ish-sulmuesi i PSG-së pëlqehet shumë nga Roma dhe drejtuesit romakë kanë shfaqur interes të madh për ta transferuar uruguaianin në kryeqytetin italian.

Problemi i vetëm në këtë mes është paga e 33-vjeçarit, që konsiderohet shumë e lartë nga klubi i Serie A. Megjithatë zgjidhja mund të vijë nga kapiteni aktual, Edin Dzeko. Roma nuk mund t’i përballojë të dy sulmuesit dhe mund ta vendosë boshnjakun në merkato. Inter është gati të përfitojë.

Ndërkohë nga ana tjetër ka dhe një duel në Seria A mes Juventusit dhe Interit. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor të Bayern Munchen, Davide Alaba, i cili nuk ka pranuar rinovimin me bavarezët. Bardhezinjtë janë një hap para zikaltërve, por gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vazhdim. /abcnews.al

 

David Alaba