Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cavani nuk heq dorë nga kërkesat e larta, projektohet kalimi në Angli

schedule18:07 - 3 Tetor, 2020

schedule 18:07 - 3 Tetor, 2020

Edinson Cavani vazhdon t’i ofrohet klubeve të ndryshme. “El Matador” i dha fund aventurës 7-vjeçare me PSG dhe është lojtar i lirë prej datës 1 korrik.

Të shumta kanë qenë negociatat me klube si Atletico Madrid apo Benfica, por asnjë akord mes palëve. Ideja e fundit është Manchester United.

Agjenti i bomberit 33-vjeçar ka nisur bisedimet me “Djajtë e Kuq”. Uruguaiani nuk heq dorë nga kërkesa për një kontratë afatgjatë dhe kërkon minimalisht një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon.

Miliona kërkon edhe agjenti për transferimin e goleadorit latin në Premier League. Palët vijojnë të negociojnë mes tyre dhe Cavanin mund ta shohim në “Old Trafford” këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!