E ardhmja e Edinson Cavanit ka qenë në dyshim në këtë fund sezoni, me kontratën që i përfundon në verë. Në “Old Trafford” drejtuesit ishin gati të gjenin një zëvendësues të tij, por lëvizjet e fundit kanë bërë të ndryshojnë planet.
Mësohet se Edinson Cavani nuk do të largohet nga United dhe do rinovojë, duke shtyrë për vetën e vitit të ardhshëm ndërhyrjen për një sulmues qendre. Por kjo nuk do të thitë se do kursehen para, por ata thjesht do ndryshojnë destinacion.
Manchester United do të hyjë seriozisht në garë për të firmosur me Raphael Varane të Real Madrid, që kërkon largimin nga Los Blancos. Çmimi i mbrojtësit vlerësohet rreth 80 milionë euro, me United që është gati t’i afrohet kësaj shifre dhe të afrojë një nga më të mirët në planet. /abcnews.al