Cassano pa modesti fare: Lautaro bën nga 35 gola, por do një si unë në krah

schedule10:55 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:55 - 22 Shkurt, 2022

Lautaro Martinez nuk po arrin të shënojë këto kohë me Interin në kampionat dhe për të ka pasur komente të shumta. Një qëndrim e ka mbajtur edhe Antonio Cassano, ish-sulmuesi që ka luajtur edhe për Interin.

“Lautaro është një kampion, një lojtar që mua më bën të çmendem. Mund të shënojë 35 gola në sezon, por është shumë bujar dhe është shoku ideal për çdo sulmues.

Për mendimin tim, që Lautaro të shënojë 35 gola në sezon duhet të ketë përkrah, apo pas krahëve një lojtar që të luaj dhe t’i shërbejë atij.

Një si unë, Totti apo edhe Riquelme, por te Interi nuk e kanë. Apo edhe një si Pirlo e Seedorf, që të kërkojnë menjëherë sulmuesin.

Mua më kujtohet vetja kur luaja në funksion të Pazzinit dhe Inter nuk ka asnjë lojtar të këtij tipi”, u ka deklaruar Cassano, i cili shfaqet shpesh në “Bobo Tv” në Tëitch. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!