Cassano nuk duron: Boll me Dybala, e keni bërë si Messi!

schedule13:09 - 26 Shtator, 2019

schedule 13:09 - 26 Shtator, 2019

Antonio Cassano po shkëlqen edhe jashtë fushës. Ish-sulmuesi është pjesë e emisionit “Tiki Taka” në Sport Mediaset dhe shpesh lëshon deklarata të forta. Barezi mundohet të jetë i drejtpërdrejtë dhe këtë herë “pre” e tij ka rënë argjentinasi Paolo Dybala.

Italiani thekson se futbollisti i Juventusit është i mirë, por vetëm kaq. “Është një lojtar i mirë dhe mbetet i tillë. Kam dëgjuar për shifra stratosferike për të, kemi dëgjuar emërtime si ‘Mesi i ri’, 2-3 vite më parë, pas ndeshjes me Barcelonën (i shënonte katalanasve 2 gola në vitin 2017).

Kemi dëgjuar për oferta 100 milionë euro këtu, 200 milionë euro atje. Për mua është lojtar i mirë, që duhet të rritet. Nëse Juventusi bazohet tek ai, atëherë nuk do të fitojë asgjë”, është shprehur mes të tjerash Cassano gjatë emisionit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!