Padyshim, kur kujtojmë emrin e spanjollit, Iker Casillas, mund ta quajmë me “plot gojën” këtë të fundit, si një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit, ku në karrierën e tij ishte një nga pikat “kyçe” të “galaktikëve” të Real Madrid, për plot 16 vite.
Ditët e fundit, Casillas ka folur dhe për lojtarët të cilët e kanë inspiruar atë ndër vite, teksa tha për mediat se është rritur duke parë, stilin e lojës së Peter Schmeichel, Petr Cech, Edëin van der Sar e Oliver Kahn, ndërsa për futbollin e sotëm për të “më i miri” në botë është “shtatlarti” belg i Real Madrid, Thibaut Courtois.
“Gianluigi Buffon është tre vjet më i madh se unë dhe ka filluar të luajë herët. Ai ishte një model për mua, si brenda dhe jashtë fushës.
Sot për sot, Courtois është portieri më i mirë, edhe pse tani është i dëmtuar. Më pas vijnë Oblak, Ter Stegen dhe Kepa. Kepa mund të kritikohet nga shumë persona, por ai është një portier i madh. Nuk është e lehtë të zëvendësosh Courtois”,- u shpreh “legjenda” e portës spanjolle. /i.m /abcnews.al