Çarmatosi katër policë, autoritetet gjermane në kërkim të 31-vjeçarit

schedule03:36 - 14 Korrik, 2020

schedule 03:36 - 14 Korrik, 2020

Policia gjermane po kërkon me helikopter një njeri të pastrehë në një pyll, i cili dyshohet se është i armatosur me armë dhe një hark dhe shigjetë. Kërkimi për të u nis të dielën në Oppenau, në Gjermani Jugperëndimore, rreth 25 kilometra nga kufiri me Francën.

Mediat raportojnë se 31-vjeçari Yves Rausch, i cili mbante pajisje kamuflimi, çarmatosi katër oficerë policie, pasi i kërcënoi ata me armë. Policia ka paralajmëruar publikun që të shmangë zonën.

Më parë, një zëdhënës i policisë tha që i dyshuari ishte i qetë në fillimin e aksionit policor të dielën, pasi policia e gjeti atë, por “papritmas nxori një armë dhe kërcënoi oficerët e policisë”.

“Ata ishin në shok të plotë dhe nuk arritën të reagojnë ndaj situatës së rrezikshme,” tha zëdhënësi.

I dyshuari është njohur në polici qysh më parë si njeri problematik, përfshirë mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit, raporton BBC.