Carla Bruni Sarkozy flet për plakjen: Kur është shansi i fundit për të qenë vajzë e re

schedule14:35 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:35 - 20 Tetor, 2020

Ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën foli për muzikën dhe për albumin e ri, që pritet ta publikojë.

Sakaq, ajo nuk la pa prekur edhe plakjen, të cilën duket se Carla nuk e njeh fare, të paktën në anë fizike.

“Besoj se në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Është pesëdhjetë kur shoqëria ju tregon se ka mbaruar ju jeni një e rritur tani. Dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Carla Bruni e filloi karrierën e saj si modele me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Craëford, dhe u bë një nga supermodelet e viteve ’90.

Ajo më pas publikoi albumin e parë në vitin 2002, më vonë u martuar me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!