Reshjet e shiut që mbizotëruan në vend ditëve të fundit kanë bërë që një pjesë e aksit Borsh-Sarandë të shembet. Elton Nika raporton se firma që mirëmban aksin rrugor ka vendosur sinjalistikë dhe lëvizja e automjeteve bëhet vetëm në një pjesë.
Po ashtu, në këtë pjesë të rrugës mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla, dhe jo ato të tonazhit të rëndë. Pjesëtarë të firmës janë shprehur se problemi ka ekzistuar edhe kohë më parë, por dëmtimet kanë qenë të vogla.
Ndërkohë, pritet që punonjësit dhe ARRSH të kryejnë një studim dhe synohet që rruga të përfundojë në dy apo tre muajt e ardhshëm. Sipas Nikës, për herë të fundit në këtë rrugë është bërë rikonstruksion total në vitin 2008, ndërsa një asfaltim i është bërë në qershor të 2020. s.b/abcnews.al/