Tedi Cara ishte heroi i Partizanit kundër Teutës, pasi shënoi në minutën e gjashtë shtesë golin e fitores. Sulmuesi nga Kavaja, në emisionin Gol pas Goli në Supersport deklaroi:
“Kisha besim se do të shënoja, loja ishte e mirë. E kemi nisur jo mirë, pjesa e dytë erdhi në rritje. Në momentin që erdhi goli i barazimit, kisha besim se do ta kthenim ndeshjen”.
“Mendoj që ndeshjen duhet ta vendosim në kontroll në minutat e para, na ka munguar edhe fati. Sot kemi pasur mundësi, por nuk shënuam dhe kundërshtari në herën e parë na ndëshkoi.
“Kam detyrë të ndihmoj ekipin dhe ne të jemi mirë moralisht, pastaj për atë pjesë mendon klubi. Duhet të bëjmë më shumë dhe pjesën e sulmuesve se kë mund të marrin në merkato nuk e di”, deklaroi sulmuesi i Partizanit. / abcnews.al