Cara Delevingne bëri daljen e saj të parë publike pas raportimeve se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Modelja e famshme është shfaqur e vetme në një aeroport në Paris dhe fotografët e kanë kapur… të maskuar. Delevingne u fotografua me një maskë në fytyrë, kapuç dhe syze dielli.
Prej disa kohësh janë ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit të saj psikologjik dhe deri më tani nuk dihet se çfarë po ndodh saktësisht me të. Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e internetit ku modelja ishte pa këpucë dhe bënte disa veprime të çuditshme në një aeroport.
Cara Delevingne has popped up halfway around the world all by herself and sorta undercover — this as her inner circle has grown increasingly concerned about her health. https://t.co/JEDPetWbYX
— TMZ (@TMZ) September 26, 2022
Videot në fjalë shtuan shqetësimin e audiencës së rrjeteve sociale, të cilët nxituan të komentonin imazhin dhe sjelljen e saj. Ndër të tjera, të shumtë ishin ata që pyesnin veten: “Ajo është e varur nga droga – Pse nuk po e ndihmon dikush?”
@maggie19706 cara delevingne acting strange #foryoupage #caradelevingne ♬ original sound – Maggie
/abcnews.al