‘Capital T dhe Adrola janë në një lidhje’, flet për herë të parë reperi

schedule11:12 - 8 Gusht, 2020

schedule 11:12 - 8 Gusht, 2020

Para disa ditësh, modelja Adrola Dushi dhe reperi Capital T u përfolën se janë në një lidhje. Ishte ky i fundit që publikoi një foto pranë modeles në Instagram, duke e shoqëruar ne një zemër dhe kjo nxiti aludime të shumta.

Mirëpo, kur reperi publikoi këngën “C’est la vie” u zbulua se Adrola ishte pjesë e videoklipit. Kështu zërat për lidhjen e tyre u pakësuan, por jo plotësisht.

Së fundmi, në një video të publikuar nga Capitali në Instagram, një ndër ndjekësit i ka shkruar: “Kapo dhe Adrola janë ne lidhje. Kapo e ka kaluar javën e fundit në pushime afër Tiranës dhe ne Tiranë ku është parë të se bashku me Adrolën, p.sh. ne Uka farm. Në Kep Merli te dy njihen prej kohësh dhe ku dëshmohet se ata janë me shumë se miq”.

Ndërsa reperi i ka kthyer një përgjigje të papritur, duke i futur fansat në dilemë edhe më shumë. “Unë jam playboy”,  i është përgjigjur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!