Capello: Futbolli italian ka imituar Guardiolën për 15 vjet, duhet pak stil gjerman

schedule16:11 - 25 Mars, 2022

schedule 16:11 - 25 Mars, 2022

Italia u eliminua mbrëmë nga Maqedonia e Veriut në sfidën e “Play-Off”, të Botërorit “Katar 2022”, duke i dhënë lamtumirën kështu këtij kompeticioni, për herë të dytë radhas.

Një humbje katastrofike nga Azzurri, teksa panë dramë me sy në Palermo, pasi goli i shënuar në minutat shtesë të takimit.

Për këtë që i ndodhi kombëtares italiane, ka folur edhe Fabio Capello  për “Sky Sport”, i cili shprehet se Italia ndjek futbollin e Pep Guardiolës për 15 vjet, kjo nuk duhet të ndodhë pasi skuadra ka nevojë edhe për pak stil gjerman.

“Futbolli italian ka imituar Guardiolën për 15 vjet. Nuk kishte pasime vertikale apo forcë fizike, nuk ka zakon për të bërë sfida. Nga ana tjetër, ne duhet të ndjekim stilin e lojës së Jurgen Klopp. Të vetmit që e bëjnë këtë në Itali janë Atalanta dhe shikoni rezultatet e tyre. Vincenzo Italiano po provon diçka të ngjashme, njëlloj si Alexander Blessin te Genoa që ofron edhe diçka më shumë se Klopp. Mënyra gjermane është modeli që duhet ndjekur, ne nuk kemi teknikën për të parë atë spanjolle. Ka një ritëm të lartë në garat evropiane dhe ne nuk jemi mësuar me të”, përfundoi ish-trajneri. /f.a/abcnews.al