Cantona tallet me stilin e flokëve të Neymar

schedule19:47 - 18 Qershor, 2018

schedule 19:47 - 18 Qershor, 2018

Stili i flokëve me të cilin debutoi ylli i skuadrës së Brazilit, Neymar, ë Botëror ka bërë xhiron në internet. Në rrjet janë shfaqur fotomontazhe të ndryshme, për look-un e brazilianit, që realisht nuk është pritur mirë nga opinioni publik.

Për t’u kujdesur për pamjen e tij në Rusi, ai mori me vete parukierin personal, por mesa duket zgjedhja i është kthyer kundër, duke pasur parasysh edhe paraqitjen e dobët që pati kundër zvicerianëve kombëtarja e Brazilit.

Por për ta imituar yllin e PSG-s ka menduar edhe ish-futbollisti i Manchester United, Eric Cantona. “Djali i keq” i United postoi në Instagram një foto, ku kishte vënë në kokë makarona, ndërsa përpara mbante foton e Neymar me stilin e çuditshëm të flokëve. Postimi ka marrë shumë pëlqime nga fansat, por për momentin akoma jo atë të Neymar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!