Çanta e re Gucci ishte e preferuara e Princeshës Diana

schedule22:51 - 28 Qershor, 2022

schedule 22:51 - 28 Qershor, 2022

Gucci mund të mos pushojë së surprizuari me propozimet e tij, por lansimi i tij i fundit vjen nga e kaluara. Çanta e re Gucci Vault, një platformë në të cilën kompania italiane lançon pjesë vintage në bashkëpunim me marka më të vogla, rikthen dizajnin ikonik të kësaj çante që Lady Di mbajti pothuajse 40 vjet më parë në një turne polo.

Kjo çantë është vepër e markës Souleiado dhe ka një dizajn romantik dhe një printim perfekt me lule që nxjerr në pah çdo ‘look’ bazik. Madje, vetë Lady Di e ka kombinuar me një bluzë të bardhë dhe pantallona blu me bel të lartë, duke i shtuar interes të gjithë veshjes.

Është e vështirë të hamendësosh ndryshimet midis dizajnit origjinal dhe versionit të ri Gucci, por çanta duket ende po aq tërheqëse sa atëherë. E punuar me pambuk dhe me një stamp mjaft origjinal, është çanta perfekte verore si për qytetin ashtu edhe për pushimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!