Cannavaro e ngacmon, Pirlo: Unë te Juventusi? Mua po më pret Barcelona!

schedule11:20 - 29 Mars, 2020

schedule 11:20 - 29 Mars, 2020

Andrea Pirlo dhe Paolo Cannavaro kanë argëtuar tifozët në një bisedë “live” që ata kanë bërë së bashku në “Instagram”. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006, ka ngacmuar ish-mesfushorin, për të cilin është thënë në media se mund të marrë drejtimin e Juventus U23.

Pirlo tregohet i qartë: “Unë te bardhezinjtë? Jo, kam shumë kërkesa. Seriozisht, unë e kam stafin gati pasi nga jashtë mund të më thërrasin më parë”. Me ironi më pas shton: “Barcelona po më pret”. Pirlo ka qenë një profesor në fushë dhe tashmë do të bëjë edhe karrierë si trajner.

Gjatë bisedës me ish-shokun e skuadrës, ai është shprehur se dëshiron të marrë vendimin e duhur. “Nuk dua të gaboj në zgjedhjen e parë. Deri më tani kam pasur disa oferta”, është shprehur Pirlo në komunikimin me Cannavaron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!