Cannavaro: Buffon i jashtëzakonshëm, por s’e pranon që karriera do mbarojë

schedule10:35 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:35 - 16 Qershor, 2020

Karriera e Gianluigi Buffon duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Ai qëndron mes shtyllave prej një jete dhe në janar mbush plot 43 vjeç. Legjenda e gjallë italiane, pritet të rinovojë kontratën me Juventusin dhe nuk dorëzohet derisa të fitojë Champions League, trofeun e vetëm që i mungon.

“Gardiani” i bardhezinjve ka edhe një ëndërr tjetër. Ai ndihet mirë dhe shpreson që të grumbullohet me Italinë në Botërorin e Katarit. Mjafton edhe si portier i tretë, dhe do të vendoste një rekord të pabesueshëm me gjashtë pjesëmarrje në Kupën e Botës, diçka që s’e ka arritur askush më parë.

Fabio Cannavaro e njeh shumë mirë. Ka luftuar e fituar përkrah tij te Parma, Juventusi dhe Italia. Fituesi i fundit italian i “Topit të Artë” dhe mbrojtësi i fundit që ia doli të triumfonte për këtë çmim, flet rreth Buffon për Corriere dello Sport.

Gigi nuk dëshiron ta kuptojë se karriera do të përfundojë një ditë. Gjithsesi, ai është i mahnitshëm, gjithmonë ka qenë i tillë. Është një person fantastik, përveçse një atlet i jashtëzakonshëm. Nëse vijon të argëtohet, le të vazhdojë të luajë, por jo edhe shumë kohë“, deklaron Cannavaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!