Ish-mesfushori i Interit, tashmë te Sampdoria, Antonio Candreva, ka folur për Gazzetta Dello Sport, ku ka treguar aventurën e tij katër vjeçare te klubi zikaltër.
“Kam kaluar katër vite të bukura tek Interi. E vetmja keqardhje që kam, është se në vitin tim të parë, ndryshimet e shumta në skuadër nuk na lejuan të arrinim objektivat që klubi kishte. Unë dhashë gjithçka për fanellën e Interit”, u shpreh Candreva.
Në katër vitet e tij me Interin, 32-vjeçari Candrevaluajti 151 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mesfushori anësor shënoi 18 gola dhe dhuroi 31 asiste për shokët e tij të skuadrës./abcnews.al