Që prej fillimit të këtij sezoni, anësori portugez i mbrojtjes, Joao Cancelo është pjesë e “Katalanasve”, të Barcelona, me 29-vjeçarin, i cili është kthyer në një pikë referimi në skemat e teknikut Xavi, teksa ka zbritur plot 33 herë në fushë për “Blaugranat”, duke arritur të shënojë 4 gola, si dhe të asistojë 4 herë shokët e tij të skuadrës.
Falë performancave të tij këtë sezon, Cancelo është kthyer sërish në një ndër më të pëlqyerit, pasi në ndjekje të tij janë vënë Arsenal, Bayern Munich, Chelsea, si dhe një sërië klubesh nga Arabia Saudite, mirëpo, “luzitani” duke se e ka lënë “zemrën”, në Spanjë dhe nuk dëshiron të largohet nga “Camp Nou”, duke “detyruar” Barça-n, të blejë kartonin e tij.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për anësorin, shifër kjo jo pak e vogël, duke parë vështirësitë ekonomike, që po kalojnë “Katalanasit”, mirëpo për shkak së madhe të Cancelo, negociatat mes po ecin gradualisht përpara dhe këtë verë, klubet mund të bien dakord ose për një transferim të plotë të lojtarit për një shumë fikse dhe bonuse të pranueshme për “Blaugranat”, ose për një huazim me një opsion blerjeje, teksa gjithçka do të vendoset para Evropianit. /i.m /abcnews.al